Anglia është vendi i çudirave të futbollit dhe njëra prej tyre ndodhi në fushën e Forest Grin Roversit. Skuadra modeste që u ngjit në futbollin profesionist për herë të parë në histori, provoi dëshpërimin e dy kartonëve të kuq në ndeshjen shtëpiake ndaj Uajkombit. Fillimisht, gjyqtari përjashtoi futbollistin Çarli Kuper për një ndërhyrje të rëndë ndaj një kundërshtari, ndërsa pak minuta më vonë, i nxorri të kuq edhe trajnerit të Forest Grinit, babait të Çarlit, Mark Kuperit.
Babë e bir e ndoqën ndeshjen nga tribuna, ndërsa skuadra e tyre humbi 1-2 dhe mbeti sërish në vend të fundit në kategorinë e parë (Liga e Dytë). Futbolli profesionist anglez ka katër kategori, duke nisur me Premier Ligën, Çampionshipin (Championship), Ligën e Parë (League One) dhe Ligën e Dytë (League Two), ndërsa nga niveli i pestë e më poshtë, është futboll amator.
Forest Grin arriti një sukses të madh duke u kualifikuar për herë të parë në nivel profesionist, ndonëse duket se në fund të sezonit do të zbresë aty ku ishte. Pas 25 ndeshjeve, skuadra e trajnerit Kuper ka vetëm 20 pikë.
Sfidanti.al