Vetëm 12 vjeç, por mbi 1.80 metra shtatlartë, çudia e re e PSG-së

Quhet Bitshiabu El Shadaije, luan si mbrojtës dhe mban veshur fanelën e Paris SG. Nuk është pjesë e skuadrës së parë, pasi ka moshë vetëm 12 vjeçare, por nëse do të rreshtohej me Nejmarin, Mbapenë e Kavanin, nuk do të dallonte në shtatlartësi me ta. Bitshiabu është mbi 1.83 metra shtatlartë, diçka e rrallë për moshën, dhe mund të krahasohet vetëm me rritjen e basketbollistëve.

Ai luan për ekipin e të vegjëlve të PSG-së dhe dallohet nga shokët e tij, pikërisht për zhvillimin e pazakonshëm, duke qenë gati dy kokë mbi ta. Në Francë thonë se mbrojtësi ka edhe talent, përveçse cilësi fizike, dhe pritet që klubi parizien ta mbajë në vëzhgim që një ditë të jetë pjesë e skuadrës së të rriturve.

Sfidanti.al