Nunjes e Raiola? Është një italo-kroat ylli i brezit të ri të agjentëve!

Quhet Edoardo Crnjar, me nënshtetësi italiane dhe kombësi pra prejardhje kroate. Është vetëm 28 vjeç, por ka bërë emër si një nga agjentët e suksesshëm të futbollit. Muntari, Kevin-Prins Boateng apo Kike Setien, Asamoah, Remi, Akuilani, Uakaso apo De Zerbi janë lojtarë karriera e të cilëve menaxhohet nga ai.

Nëse Zhorge Nunjes apo Mimo Raiola janë maja e agjentëve të sotëm, Crnjar synon të jetë ylli i së ardhmes. Me shtatlartësinë 1.90 metra dhe me aftësinë e formuar nga jeta për të negociuar, italo-kroati ndihet shumë mirë. Gjithçka filloi në moshën 20-vjeçare, në Milanon e tij të lindjes, ndihmuar nga përfaqësuesi ekskluziv i Mercedesit, dhe lëvizja e parë ishte e fortë. Muntari kaloi nga Interi tek Milani, ndihmuar edhe nga agjenti i Antonio Kontes, Federiko Pastorelo.

Si punon Crnjar? “Duke qenë i ri mund të punoj 20 orë në ditë, – thotë ai, pa bërë shaka, – nuk kam krijuar ende familje, ndaj nuk kam shqetësime të tjera për të më zënë kohën. Për momentin mendoj vetëm për punën”. Ai kryen 180 fluturime me avion në vit, dhe i bie që të kalojë në shtëpi vetëm 1 ditë në javë. E tillë është jeta e një agjenti, sidomos kur është vetëm 28 vjeç.

Sfidanti.al