Barcelona ka shumë plane në kokë për transferimet e janarit

Edhe pse kryeson bindshëm, sërish planet janë të domosdoshme për Barcelonën. Katalanasit po mendojnë për fazën e dytë të sezonit për lojtarët e rinj që mund të kenë në dispozicion, dhe për ata që mund të largohen. “Blerje” mund të quhen Usman Dembele dhe Rafinja, ata që Barça i ka, por që nuk i ka pasur për shkak dëmtimi. Sidomos kthimi i Dembelesë do ta bëjë të mendohet trajnerin Valverde pasi duhet ta përshtasë në skemat e tij, pra në 4-4-2 apo 4-3-3.

Blerje të vërteta kërkohen për një lojtar të talentuar që të jetë alternativë për Mesin dhe Iniestën, si dhe një mbrojtës qendre. Kutinjo duket i pamundur, sipas mediave spanjolle, ndërsa po mendohen fantazistë si Ozil, Fekir, Majer, Gorecka apo Golovin. Mbrojtësi i qendrës duhet pasi mund të largohet Maskerano, por nuk duhet të jetë shumë i shtrenjtë. Largime të tjera mund të jenë Arda Turan, që nuk po përshtatet me Valverden, Aleish Vidal ose Deulofeu.

Sfidanti.al