Hari Keini ka shansin e shkëlqyer që ta mbyllë vitin 2017 si golashënuesi më i mirë në Evropë mbas tregolshit që ai shënoi në fitoren 3-0 të Totenhemit ndaj Barnlit. Golashënuesi më i mirë i deritanishëm, Lionel Mesi, shënoi në “El Klasiko” një gol, duke e mbyllur vitin me gjithsej 54 gola (klub dhe përfaqësuese). Silmuesi i Totenhemin, në fakt, ka një gol më pak, aq sa edhe Robert Levandovski i Bajernit të Myninut, Kristiano Ronaldo i Realit dhe Edison Kavani i PSZH-së.
Por, vetëm se Hari Keini ka shansin që ta arrijë ose të kalojë Mesin, duke qenë se ndeshje deri në fund të vitit zhvillohen vetëm në Angli dhe sulmuesi 24-vjeçar (Keini) do të luajë me ekipin e tij kundër Sauthemptonit më 26 dhjetor.
Sfidanti.al