UEFA dënon Milanin: Jo ndalime dhe përjashtime, por “zgjidhje të qesës”!

Milani u dënua me gjobë nga UEFA, për shkak të llogarive financiare të  pambuluara dhe shkeljes së rregullit financiar fair play, por, sidoqoftë, megjithëse u fol për mundësinë e përjashtimit të këtij klubi italian nga konkurrimet evropiane dhe ndalimin e blerjeve të futbollistëve të rinj gjatë një ose dy sezoneve transferimesh, ky klub, shtatë herë kampion i Evropës, u dënua me një gjobë pothuajse të papërfillshme për të.

Për shkak të borxhit të papaguar prej 300 milionë eurosh, Milani do të duhet të paguajë gjobën përkatëse me vlerë prej 20 milionë eurosh, pesë milionë menjëherë dhe 15 të tjerat si dënim më kusht. Sidoqoftë, deri tetorin e ardhshëm, pronarët kinezë do të duhet që ta paguajnë patjetër borxhin prej 300 milionë eurosh, nëse nuk duan që ndaj tyre të ndërmirren sanksione të tjera.

Sfidanti.al