Mesi nuk ka nevojë për këpucë në asistin e 200-të për Barçën

Është padyshim mbreti i këtyre ndeshjeve. “Bernabeun” e ka si shtëpinë e tij, dhe “El Klasikon” përballjen e preferuar. Lionel Mesi ka shënuar 23 gola dhe ka shërbyer 15 asiste, duke qenë rekordmeni historik i dueleve Real-Barça. Në fund të sfidës në Madrid, ylli argjentinas nuk pati nevojë as për këpucën e këmbës së majtë që të jepte pasimin e golit për Aleish Vidalin.

Ishte asisti i 200-të i “Pleshtit” me fanelën e Barcelonës, një shifër që e vendos me krenari mes yjeve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Mesi ka shënuar edhe 526 gola në 608 ndeshje të luajtura për katalanasit, plus ka shërbyer 200 asistë. Kjo ishte mbyllja e madhe e vitit 2017 dhe premtohet një vit 2018 po ashtu i jashtëzakonshëm, për t’u kthyer tek Lojtari i vitit i FIFA-s dhe tek Topi i Artë, trofe që së fundi i ka fituar Kristiano Ronaldo.

Sfidanti.al