Dëshira e madhe që të luajë në Ligën e Kampioneve, madje, në një ekip konkurrent kryesor për këtë trofe prestigjioz, është arsyeja që Mario Baloteli është gati që të kthehet menjëherë te Mançester Siti i tij i dikurshëm dhe të pranonte që të luante atje, madje, edhe falas! Ky futbollist kontraversal italian, aktualisht, po luan me Nisën franceze, madje, po luan në mënyrë mjaft solide, duke shënuar 16 gola në 21 ndeshje, por, megjithatë, ai ëndërron që të kthehet në skenën e futbollit të madh.
“Unë nuk kam se përse ta fsheh, se dua që të luaj me një ekip të madh, të luaj në Ligën e Kampioneve dhe të fitoj ndonjë trofe. Sigurisht që unë nuk po mendoj për ndonjë fund të karrierës sime, pasi jam vetëm 27 vjeç dhe mund të luajë pa frikë edhe gjashtë-shtatë sezone në nivel të lartë. Më pelqejnë shumë Siti dhe tifozët e tij. Do të kthehesha atje që të luaja, madje, edhe falas. Atje, kalova vitin më të mirë të jetës sime”, thotë Baloteli që, deri tani, ka luajtur edhe me Interin, Liverpulin dhe Milanin.
Sfidanti.al