Komplot ndaj Lacios? Do të largohet nga Seria A klubi roman ?

Mjaft e zhgënjyer dhe e zemëruar, për shkak të gjykimit të keq në ndeshjen me Torinon (1-3), kryesia e Lacios po merr në konsideratë largimin sensacional eventual, në shenjë proteste, nga Seria A! Të paktën, kështu shkruajnë disa mediume italiane. Presidenti i klubit roman, Klaudio Lolito, konsideron se kundër klubit të tij po zhvillohet një fushatë politike që synon ta pengojë klubin e tij që ai të zejë një nga katër vendet e parë që të çojnë ne Ligën e Kampioneve.

Sa për kujtesë, Lacio ka vërejtje të madhe për një 11-metërsh që nuk iu asaj, kur Jago Falke luajti me dorë në zonën e vet të rreptësisë, si edhe kur Ciro Imobile u nxor me të kuqe në fund të pjesës së parë, mbas ndërhyrjes së sistemit VAR (ndihmësgjyqtari elektronik).

Sfidanti.al