Barcelona nxjerr talente dhe te femrat; 16 vjecarja Klaudia Pina lë pas Levandovskin

Është vetëm 16 vjeç, por shifrat e saj janë si ato të futbollistëve më të mirë të botës. Klaudia Pina është vlerësuar nga UEFA si shënuesja më e mirë për vitin 2017 dhe e treta në renditjen e përgjithshme.

Futbollistja katalanase e Barcelonës shënoi 16 gola gjatë Evropianit të Under 17 e për më tepër është e vetmja që ka shënuar 7 gola në një ndeshje atë kundër Malit të zi. Më mirë se 16 vjecarja spanjolle kanë bërë vetëm Kristiano Ronaldo, që sapo fitoi Topin e Artë me 27 gola dhe shqiptari Halim Selmanaj me 21 gola, ndërkohë që ajo ka lënë pas yllin e Bajernit të Mynihut Robert Levandovski me 15 gola.

sfidanti.al