Rajan Gigs nuk e fshehu interesin e tij për stolin e përfaqësueses uellsiane. Deklarata e ish futbollistit të mancester Junajtid erdhi në një moment kur Federata Uellsiane e Futbollit ka nisur kërkimet për pasuesin e Kolman që dha dorëheqjen përpara pak kohësh dhe emri i tij ishte ndër më të përmendurit.
‘Është e qartë që jam i interesuar për pankinën e Uellsit-tha Gigs në një intervistë për Sky Sports-kam veshur fanelën e përfaqësueses dhe gjithnjë e kam thënë se do të më pëlqente t’i rikthehesha profesionit të trajnerit dhe ajo e Uellsit është një pankinë e ëndërruar për mua si ajo e Mancester Junajtid’
Eksperienca Gigs në stol është vetëm 4 ndeshje kur ai u caktua si trajner i përkohshëm i Mancester Junajtid në vitin 2014 përpara ardhjes së Luis Van Galit. Emri i Gigs që nuk ulet në stolin e një skuadre që nga viti 2016, është lidhur edhe me ato të skuadrave të tjera të Premier League si Suonsi, Leister apo Everton. Ndërkaq, kandidaturat e tjera për të marrë drejtimin e Uellsit janë edhe Toni Pulis, Kreig Belami, Xhon Hartson dhe Ozhian roberts.
sfidanti.al