Debutim i të birit të Jyrgen Klinsmanit në portën e Hertës

I biri i legjendës së futbollit gjerman dhe botëror, Jyrgen Klinsman, 20-vjeçari Xhonatan, bëri debutimin e tij në portën e një prej klubeve profesionistë gjermanë, duke qenë se luajti në ndeshjen mes Hertës së Berlinit dhe Ostersundit në raundin e 6-të të Ligës së Evropës.

Trajneri Pol Dardan e vendosi Xhonatan Klinsmanin në portë, duke qenë se rezultati i ndeshjes së lartpërmendur nuk do të ndërronte asgjë në tabelën e klasifikimit, ndërsa ky ekip i Bundesligës nuk kishte asnjë shans që të kualifikohej për në fazën tjetër knock out të kësaj Lige. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Xhonatani mbrojti mjaft mirë, madje, priti edhe një penallti në fund të saj. Në këtë ndeshje trajneri Dardan i dha mundësinë që të debutoi edhe të birit të tij 18-vjeçar.

Sfidanti.al