Ronaldo më i miri në histori? Por ai s’është më i miri i kohës së vet!

Kristiano Ronaldo nuk mund të linte që ceremonia e dhënies së “Topit të artë” të kalonte me modesti ose, të paktën, normalisht, por e shpalli veten si futbollistin më të mirë të të gjithë kohërave në histori! Kjo deklaratë e tij provokoi mjaft reagime, kritika dhe mohime faktografike. “Franc Futbolli”, rregullisht, ka të drejtën e intervistës së parë të fituesit të “Topit të artë”.

“Unë nuk shoh asnjë futbollist tjetër më të mirë sesa vetja. Asnjë futbollist nuk mund të bëjë gjëra që unë nuk mund t’i bëj dot në fushë, por futbollistët e tjerë nuk mund të bëjnë atë që unë mund të bëj në fushë. Nuk ka futbollist më të kompletuar se unë. Unë jam futbollisti më i mirë në histori edhe në momentët e mira dhe edhe në momentët e këqia”, tha Ronaldo dhe “mbeti gjallë”!

Shumë futbollistë reaguan ndaj kësaj deklarate mëndjemadhe, por vëmendjen më të madhe e tërhoqi ajo që tha një nga “belaxhinjtë” e futbollit, Xhoi Barton:

“Ronaldo ka bërë shumë gjëra në futboll, por që të jetë më i miri në histori? Unë mendoj se ai nuk është më i miri i kohës së vet, pa le madje…”, tha Bartoni, duke aluduar për Lionel Mesin.

Sigurisht, Ronaldo ka bërë shumë gjëra të veçanta, ka thyer edhe tre rekorde brenda një mbrëmjeje, por që të deklaroi për veten se ai është më i miri, kjo është e tepërt. Për më tepër, kur ke parasysh se këtë deklaratë ai e bën në kohën e tij më të keqe, kur në La Ligën spanjolle ka shënuar vetëm dy gola në 10 ndeshje!

Sfidanti.al