Sa shumë para duan  Azar dhe Kurtua? Konte i mbulon me flori..

Trajneri i Celsit, Antonio Konte, ka bërë të ditur se pritoritet i tij në këtë klub, tani, është sigurimi i kontratave të reja për dy pjesëtarët e përfaqësueses së Belgjikës, Eden Azar dhe Tibo Kortua. Konte shpreson se ripërtëritja e bashkëpunimit me këtë dyshe belge do ta largojë interesimin e Realit të Madridit që ka kohë që ua ka vënë syrin këtyre dy lojtarëve. Kortua, para pak khësh, deklaroi se nuk kishte ndonjë progres të dukshëm në bisedimet për ndonjë kontratë të re, por, sidoqoftë, “dorashka e artë” e sezonit të kaluar të Premier Ligës (Kortua) ka mbështetjen e plotë të trajnerit të tij, Konte. Në rastin e Azarit ka disa kohë që spekulohet se ai do që të qëndrojë në “Stemford Brixh”, por kërkon që paga e tij javore të bëhet 250 000 sterlina.

“Nëse do të më pyesnin mua, unë, menjëherë, do t’u afroja atyre të dyve kontrata të reja. Azari dhe Kortua janë lojtarë të rinj cilësorë dhe kanë shumë hapësirë që të përparojnë. Sigurisht që dua t’i mbajë ata të dy në klub, pasi shumë klube të tjerë janë të interesuar për ata”, vuri në dukje Konte.

Sfidanti.al