Trazira  në dhomën e zhveshjes së Realit, Isko dhe Ramos “pastruan” gjurmët

Futbollistët e Realit të Madridit arriën që, këtë fundjavë, ta mposhtnin 3-2, në fushën e vet, Malagën, në raundin e 13-të të La Ligës. Në fakt, ekipi “mbretëror”, këtë sezon, nuk po luan ashtu sikurse jemi mësuar ne ta shohim ekipin e Zidanes, por, sidoqoftë, rëndësi ka që Reali fitoi tri pikë në ndeshjen kundër Malagës që, gjithnjë, ka qenë një “kockë e fortë” për ekipin madridas.

Por, mediumet spanjollë shkruajnë se në dhomën e zhveshjes së Realit pati trazirë, duke krijuar një atmosferë të rëndë. Gazeta “Don Balon” shkruan se trajneri francez u përplas me futbollistin e ri, Dani Sebaljos, mbas ndeshjes me Malagën. Thuhet se ky futbollist i ri spanjoll është i pakënaqur me minutazhin e pakët të Reali, qëkur ka ardhur nga Betisi. Ai, në fakt, pati një ofertë edhe nga Barcelona, por, në fund, ai vendosi të bashkohej me “mbretërorët”, por, megjithatë, duket se Sebaljosi nuk bën pjesë në planet e afërt të Zidanes, kështu që ai e shprehu hapur pakënaqësinë e tij mbas ndeshjes me Malagën. Po ashtu, thuhet se, në këtë situatë, u përzien edhe Ramosi dhe Isko që e nxorën jashtë Sebaljosin nga dhoma e zhveshjes.

Sfidanti.al