Cilët janë tenistët “maratonistë” të sezonit të kaluar?

Edhe një sezon tjetër tenisi mbeti mbas nesh dhe ai përfundoi me fitoren e Francës kundër Belgjikës në finalen e Kupës Dejvis. Një nga pjesëmarrësit e kësaj Kupe, belgu  David Gofin, është lider sa i përket numrit të ndeshjeve të luajtura gjatë vitit të kaluar. Ai ka zhvilluar, gjithsej, 83 ndeshje, ka fituar 59 të tilla dhe ka humbur 24 prej tyre. Menjëherë mbas tij, vjen Rafael Nadali që ka zhvilluar pesë ndeshje më pak, pra, e mbylli vitin me 78 ndeshje. Ky tenist spanjoll ka fituar në 67 ndeshje dhe ka humbur në 11 prej tyre. Më 2017, ai  fitoi gjashtë tituj.

“Podiumin” e mbyll tenisti i ri, Aleksandër Zverev 20-vjeçar i Gjemanisë, që ka zhvilluar 77 ndeshje, duke fituar në 55 prej tyre dhe duke pësuar 22 humbje. Vendin e 4-të e zë austriaku Dominik Tiem me 76 ndeshje.

Sfidanti.al