Ylli i Totenhemit, Hari Kein, ndodhet larg vetëm gjashtë “hapa” që të bëjë historinë në Premier Ligën angleze, nëse ai do ta vazhdojë serinë e tij golashënuese edhe në dhjetor dhe, që ta thyejë rekordin historik, atij do t’i mjaftojnë vetëm gjashtë gola. Keini ka shënuar 30 gola gjatë vitit kalendarik 2017 dhe, duke pasur parasysh se janë edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të vitit, nëse ai do ta ruajë ritmin mesatar të shënimit të dertianishëm të golave, atëherë, ka mundësi që ai të bëhet golashënuesi më i mirë në kampionatin më të fortë anglez, gjatë një viti kalendarik.
Totenehmi, gjatë muajit të ardhshëm, do të ndeshet me Uatfordin (jashtë), Stokun (brenda), Brajtonin (brenda), Mançester Sitin (jashtë), Barnlin (jashtë), Sauthemponin dhe Uest Hemin (brenda). Keini ka shënuar 30 gola në 29 ndeshje gjatë këtij viti kalendarik në Premier Ligë (mesatarja 1,07 gola për ndeshje). Sipas statistikave, në vend të parë në këtë listë ndodhet Alen Shireri me 36 gola në 42 ndeshje (1995), Robin Van Persi – 35 gola në 36 ndeshje (2011), Tieri Anri – 34 gola në 39 ndeshje (2004), Hari Keini – i katërti me 30 gola dhe me vitin e pambaruar.
Sfidanti.al