Nica e Balotelit ka konsoliduar statusin e zbulimit të sezonit në Ligën franceze. Ka mundur Nantën dhe ka arritur në fitoren e 6-të me radhë, duke stabiluar edhe një herë mendimin se nuk janë rastësisht lider në një kampionat të lodhur nga dominimi i Paris SG. Trajneri zviceran Favre ka treguar se është njeriu që pati dhuntinë të tregojë në fushë punën e një grupi plot me talente, me personalitet, dhe një Mario Baloteli ndryshe nga historitë që tregohen në klubet e tjera.
Edhe në triumfin kundër Nicës, Baloteli nuk mund të mungonte. Ka shënuar golin e dytë dhe ajo që ka më shumë peshë, frymëzoi ekipin në një ndeshje që nuk e dorëzoi kurrë iniciativën. 7 gola në 7 ndeshje dhe shumë vetë pyesin me kuriozitet: cila është formula e trajnerit Favre me Balotelin, për të cilin bastonin me siguri se Franca do të ishte vendi i fundit i udhëtimit mëkatar.