Leo Mesi thotë se largimi i Nejmarit nga Barcelona për te PSZH-ja, në thelb, e ka bërë më të mirë lojën e ekipi katalonjas, të paktën, në disa segmente të saj. Sikurse dihet, Nejmari, gjatë verës, kaloi nga Barcelona për te PSZH-ja që pagoi për të shumën rekord prej 222 milionë eurosh. Por, sidoqoftë, është interesant fakti se Barça, gjatë këtij sezoni, po luan në mënyrë fantastike dhe nuk njeh humbje në 17 ndeshje.
“Largimi i Nejmarit na detyroi neve që të ndërronim mënyrën e lojës. Ne kemi humbur shumë potencial në sulm, por ndryshimi që ndodhi, i bëri mirë mbrojtjes sonë. Momentalisht, ne jemi shumë mirë ‘të armatosur’ në mesfushë, duke e bërë, kështu, lojën tonë më të ekuilibruar dhe më të fortë në mbrojtje”, tha Mesi.
Sfidanti.al