‘Tronditje’ në NBA, Golden Stejt e Boston ‘shemben’

Surprizat e ndeshjeve të radhës në NBA ishin jo të vogla. Bostoni ishte një prejk skuadrave që u befasua dhe kjo ndodhi pikërisht në shtëpinë e tij në ‘TD Garden’. 118-108 ishte rezultati me të cilin skuadra e Pistons e fitoi këtë përballje me Seltiks duke u konfirmuar si forca e dytë e Konferencës së Lindjes në NBA. Smart me 23 pikë dhe Irving me 18 nuk mundën dot që të ndihmojnë  Bostonin që të evitonte këtë humbje, e dyta për të në 4 ndeshjet e fundit.

Befasia tjetër erdhi nga kalifronia, pikërisht ‘Oracle Arena’ në Oakland ku Golden Stejt u dorëzua përballë Sakramentos. Stiven Kërri dhe Kevin Durant i munguan skuadrës së Uorriors dhe kjo u duk edhe në parket, me Golden Stejt që e pati të pamundur për të thyer skuadrën e Kings.

Por në NBA pati edhe ndeshje derbi sic ishte ai Los anxhelesit mes Klipers dhe Lejkërs. Klippers fitoi 120-115 falë lojës së Uilliams që shënoi 42 pikë dhe Griffin që e mbylli sfidën me 26 pikë dhe 11 topa në tabelë. Derbi tjetër i mbrëmjes së radhës së NBA ishte ai teksan mes San Antonios dhe Dallasit me Spërs që iu imponua Maveriks 115-108.  Oldrixh zhvilloi ndoshta ndeshjen e tij më të mirë në këtë sezon teska e mbylli atë me 33 pikë dhe 10 topa në tabelë

Sfidanti.al