55 sportistë nga mbarë bota sfiduan kushtet ekstreme të Antarktidës teksa garuan në eventin e përvitshëm, Maratona e Akullit. 42 km përshkuan ata me vrapimet e tyre sduke kryer më pas edhe dy xhiro rreth kampit të eksplorimit ‘Union Glacer’ në Ellsuorth Land që është 1000 km larg Polit të Jugut.
Maratona e Akullit është një eveniment ku hidratimi i trupit merr një vlerë të madhe dhe për këtë arsye organizatorët i kishin marrë mirë masat duke siguruar ushqim dhe pije të mjaftueshme për pjesëmarrësit e kësaj gare që është e një shkalle vështirësie të lartë. Në fund të evenimentit, fitues i maratonës së Akullit u shpall danezi Frank Johansen me 3 orë 37 minuta e 46 sekonda
Sfidanti.al