Tifozë të Barcelonës rrini të qetë, Messi rinovoi deri në 2021

Te Barcelona përfundon telenovela Messi. Sulmuesi argjentinas ka hedhur më në fund firmën e tij në kontratën e re me klubin katalanas. Kontrata aktuale e Messit skadonte në verën e vitit 2018, dhe në ambientet e klubit blaugrana ankthi për zgjatjen e saj ishte i madh edhe pse presidenti Bartomeu gjithnjë garantonte nënshkrimin e saj.

Gjithcka ndodhi një ditë pasi Messi mori në dorëzim trofeun e Këpucës së Artë si autori i 37 golave në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar. Kontrata e re e Messit skadon në sezonin 2020/2021 kur argjentinasi të jetë 34 vjec, ndërkohë që ajo që të bie në sy është klauzola e saj. Drejtuesit e Barcelonës duke parë atë cfarë ndodhi me Neymar gjatë kësaj vere vendosi tyë marrë masa për yllin argjentinas duke e rritur këtë klauzolë nga 250 milionë në 700 milionë Euro, një shifër kjo që duket se i frenon sheikët e Paris Sën Zhermen dhe Mancester Sitit.

Messi, që erdhi në Barcelonë në vitin 2000, e bbëri debutimin me skuadrën e parë në një ndeshje zyrtare kur ishte 17 vjec pikërisht në derbin me Espanjolin. ai ka shkruar emrin e tij në historinë e Barcelonës me shkronja të arta pasi është shënuesi më i mirë i kësaj skuadre me 523 gola në 602 ndeshje. Në total ai ka fituar 30 trofe me Barcelonën, ndërsa në nivel individual ai ka në palmaresin e tij 5 Topa të Artë dhe 4 Këpucë të Arta

sfidanti.al