Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, akoma vazhdon të ndjehet shumë i lumur mbas fitores së bujshme 3-2 të ekipit të tij ndaj Juventusit në Serinë A, kështu që ai nuk po gjen dot krahasime dhe epitete që të lavdërojë lojtarët e tij. Sidoqoftë, një prej tyre ishte shumë origjinal.
“Isha atje me ‘Fiçon’ (Fiat 500) time dhe nisa të garoja me ‘Ferrarin’ e Juves, por, për për fat të keq, ‘Ferrarito’ doli nga rruga dhe, kështu, unë e arrita dhe e kalova atë!. Zoti Bufon deklaroi se ekipet e tjerë bien në gjunjë para Juventusit, por, herën e fundit, ishte ai që ra në gjunjë para nesh! Me vjen aq mirë që ekipi im po e bën kampionatin edhe më interesant”, vuri në dukje Ferrero.
Sfidanti.al