WBA (West Bromëhich Albion) njoftoi, dje, shkarkimin e trajnerit të deritanishëm të tij, Toni Pulis, mbas humbjes së fundit (0-4) ndaj Celsit. Në njoftimin zyrtar të këtij klubi, thuhet se Pulisi u shkarkua, pasi në 11 ndeshjet e fundit të Premier Ligës ekipi nuk ka arritur asnjë fitore! WBA ndodhet në vendin e 17 të tabelës, në fakt, deri tani, jashtë zonës, nga ku bihet në një divizion më të ulët, por, sidoqoftë, shqetësimi është rritur në këtë klub. Emri i trajnerit të ri do të bëhet i ditur shumë shpejt.
“Vendime të tilla nuk mirren lehtë, por, sidoqoftë, ata duhet të miren në interes të klubit. Ne synojmë rezultate të mira, por duhet ta pranojmë se ato po mungojnë që nga fundi i sezonit të kaluar dhe, tani, këtë sezon. Në emër të të gjithë klubit, do të doja ta falënderoja Tonin për bashkëpunimin e deritanishëm, duke i uruar atij suksese në angazhimin e tij të ardhshëm”, deklaroi presidenti i klubit, Xhon Uiliams.
Sfidanti.al