Paulo Dibala rrëfehet për France Football dhe tregon ëndrrën e tij për të fituar topin e Artë në të ardhmen. Por argjentinasi është edhe realist në atë që thotë duke pranuar se përpara tij në këtë për trofeun më të lakmuar individual është Neymar i cili sipas tij është në të njëjtin nivel me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon
‘Një herë teksa po flisja me miqtë e mi shpreha dëshirën time për të fituar Topin e Artë-tregon Dibala-por në këtë moment më i favorizuari në këtëgarë është Neymar. Ai është shumë pranë Messit e Ronaldos përsa i përket nivelit të lojës. unë duhet të punoj që të përmirësohem dhe të fitoj trofe’
Përsa i përket qëndrimit të tij të përjetshëm te Juventusi, Dibala preferoi të evitojë betimet solemne.
‘Nuk bëj asnjë premtim-vijoi argjentinasi-nuk e di nëse do të qëndroj përjetë te Juventusi pasi gjërat nuk varen vetëm nga unë’
sfidanti.al