Dëgjoni pak Adebajor: Rosiçkin dhe kur e përshëndesje, dëmtohej për 2 muaj e gjysmë

Tomas Rosiçki është një futbollist i talentuar dhe mund të ishte një prej yjeve që shkëlqenin më shumë te Arsenali, por karriera e tij nuk ishte kaq e ndritur dhe shkaku i kësaj u bë pikërisht brishtësia  në aspektin fizik të cekut që u bë viktimë i dëmtimeve të shumta. Aktualisht Rosiçki është pjesë e Spartës së Pragës, por edhe aty ai vazhdon të ndiqet nga mallkimi ‘dëmtim’.

Për këtë problem të Rosiçkit foli edhe Emanuel Adebajor i cili e njeh shumë mirë futbollistin cek duke vënë në dukje akoma më shumë brishtësinë e tij.

‘Unë isha lojtari më i fortë i skuadrës edhe pse peshoja vetëm 73 kg-tha Adebajor-Çelsi kishte Esien dhe bBalak, ne kishim Rosiçkin. Atij dhe kur i thoshe ‘Ç’kemi?’, ai dëmtohej e qëndronte jashtë fushave për 2 muaj e gjysmë’

sfidanti.al