Ish-kampionia e Uimbëlldonit, tenistja çeke Jana Novotna, vdiq në moshën 49 vjeçe, mbas një lufte të mundimshme kundër kancerit që, në fund, për fat të keq, doli se ishte e papërballueshme.
“Mbas një lufte të gjatë me kancerin, Jana vdiq në paqe, e rrethuar nga familja në Cekinë e saj. Ajo ishte një inspirim për të gjithë të rinjtë, duke treguar se njeriu duhet të luftojë deri në fund, si në fushën e tenisit, ashtu edhe në jetë, në përgjithësi. Mendimet tona janë me familjen e Janës”, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i ATP-së, Stiv Simon.
Sfidanti.al