Tenistja e fundit nga vendi i saj që ia kishte dalë, kishte qenë Hana Mandlikova në 1981. Sportistja e shquar nga ish-Çekosllovakia triumfoi në “Rolan Garos”, ndërsa sot pas 40 vjetësh, këtë “trimëri” e përsërit Barbora Krejçikova. Vajza nga Brno triumfoi në finalen ndaj ruses Anastasia Pavliuçenkova, me rezultatin 2-1 me sete (6-1, 2-6, 6-4).
Çekia humbet ikonën, vdes ish-kampionia e Uimbëlldonit Jana Novotna
Ish-kampionia e Uimbëlldonit, tenistja çeke Jana Novotna, vdiq në moshën 49 vjeçe, mbas një lufte të mundimshme kundër kancerit që, në fund, për fat të keq, doli se ishte e papërballueshme. “Mbas një lufte të gjatë me kancerin, Jana vdiq në paqe, e rrethuar nga familja në Cekinë e saj. Ajo ishte një inspirim për