Karlo Ançeloti nuk do të jetë pasues i Xhampiero Venturës në stolin e drejtimit të përfaqësueses së Italisë, duke qenë se ai e refuzoi propozimin që i bëri atij presidenti i federatës italiane të futbollit, Karlo Tavekio. Njeriu nr.1 i futbollit italian shpresonte se angazhimi i Ançelotit do t’u jepte fund kritikave të forta në drejtim të federatës, mbas eliminimit shokues të Italisë në ndeshjet play off nga Suedia, por ish-trajneri i Realit të Madridit dhe të Bajernit të Mynihu, mbas bisedimeve të shkurtra me federatën në fjalë, vuri në dukje se nuk ishte i interesuar për stolin e drejtimit të Italisë.
“Ançeloti nuk do të jetë trajneri i ri Italisë. Ai i ka caktuar vetes disa detyra të tjera dhe ende do të vazhdojë ta zhvillojë karrierën e tij në futbollin e klubeve. Ai nuk do që të tregojë mungesë respekti, por, thjesht, momentalisht, ai nuk është i interesuar për detyrën e drejtimit të përfaqësueses italiane”, vuri në dukje një burim i afërt me trajnerin italian të lartpërmendur.
Sfidanti.al