Paulinjo ka shënuar po aq gola sa treshja sulmuese e Realit

Reali i Madridit, edhe në ndeshjen e fundit me Atletikon e Madridit, nuk arriti që të shënoi gol, duke e thelluar, kështu, edhe më tej krizën e tij në Primera. “Mbretërorët”, si vizitorë, e mbyllën ndeshjen 0-0 me Atletikon rivale dhe, tani, ndodhen 10 pikë mbas Barcelonës që kryeson kampionatin spanjoll. Media spanjolle shkruan se në dhomën e zhveshjes së Realit, në stadiumin “Vanda Metropolitano” të Madridit, mbas ndeshjes së fundit me Atletikon, pati zënka mes lojtarëve të Zidanes, kështu që mund të thuhet se titulli në Spanjë po i ikën nga duart klubit “mbretëror”.

Statistika e dëshpëruar tregon se, që nga fillimi i sezonit të ri, madje 12 futbollistë kanë shënuar më shumë gola se treshja sulmuese e Realit, Ronaldo, Benzema dhe Bejli, që deri tani kanë shënuar gjithsej katër gola! Interesant është fakti se aq gola (4) ka shënuar vetëm përforcimi i ri i Barcelonës, Paulinjo.

Sfidanti.al