S’do iu besohet, Kristiano Ronaldo ka humbur shpejtësinë!

Muajt e fundit janë, ndoshta, më të vështirët në karrierën e Kristiano Ronaldos që arriti pikën më të ulët në ndeshjen derbi të Realit me Atletikon e Madridit që, sikurse dihet, përfundoi pa gola. Ky futbollist portugez duket se po kalon fazën më të vështirë që nga ardhja e tij në Madrid, ndërsa nuk arriti të shënoi as në ndeshjen e 4-t radhazi në Primera.

Sidoqoftë, një moment nga ndeshja e fundit në stadiumin e Atletikos, “Vanda Metropolitano”, tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe fjala është për një sprint, të cilin Ronaldo e humbi në një duel me veteranin spanjoll 32-vjeçar, Huanfran. Megjithëse, u duk se situata po zhvillohej në favor të futbollistit më të mirë të ekipit “mbretëror”, mbrojtësi i Atletikos (Huanfran) doli më i shpejtë dhe “mbaroi punë” me Ronaldon, sikur të ishte puna më e lehtë në botë!

Sfidanti.al