Zgjidhet dilema e penalltive te PSZH-ja në favor të… Nejmarit

Mosmarrëveshja mes Nejmarit dhe Kavanit se cili nga këta të dy do t’i gjuajë penalltitë te PSZH-ja, duket se është zgjidhur. Të dy këta futbollistë hynë në konflikt njëri me tjetrin në ndeshjen me Lionin, për shkak të një penalltie, por duket se trajneri Unai Emeri e ka gjetur zgjidhjen. “Trajneri vendosi që penalltinë e radhës ta gjuajë Nejmari”, deklaroi shkurt mbas ndeshjes me Nantën Kavani që është golashënuesi nr.1 në Ligën e 1-rë me 15 gola.

PSZH-ja vazhdon që ta dominojë kampionatin francez dhe, momentalisht, e kryeson atë me 35 pikë, gjashtë më shumë se Monako e vendit të dytë, ndërsa i treti është Lioni me 25 pikë.

Sfidanti.al