Reali nuk arriti që ta mposhtë Atletikon e Madridit, gjë që, më së shumti, i shkoi për shtat Barcelonës që, kështu, e rriti në 10 pikë epërsinë e saj ndaj klubit “mbretëror” që është edhe rivali kryesor në luftën për titull në La Ligën spanjolle. Mbas ndeshjes (0-0), gazetarët u interesuan për spekulimet se Kristiano Ronaldo dhe Serhio Ramosi janë konfliktuar mes njëri-tjetërit, ndërkohë që në një pozitë të pakëndshme u ndodh Marselo që u detyrua t’i përgjigjej me diplomaci kësaj pyetjeje të sikletshme:
“Nuk e di, nëse Ronaldo është ose jo i zemëruar dhe, po ashtu, nuk e di, nëse Ramosi ka ndonjë problem me të. Unë, thjesht, dua që të luaj futboll dhe nuk di gjë për ndonjë zënkë mes tyre. Sa i perket disavantazhit tonë në tabelën e klasifikimit, ne kemi qenë në situata edhe më të këqia dhe, asnjëherë, nuk jemi dorëzuar. Ne jemi këtu që të kthehemi atje, ku na takon. Ne duhet të punojmë shumë dhe të fitojmë”, tha Marselo.
Sfidanti.al