Murinjo s’ka ku shkon: Ibra dhe Lukaku mund të luajnë bashkë

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, deklaroi se ai do t’i shfrytëzojë, në të njëjtën kohë, bashkë, Romelu Lukakun dhe Zllatan Ibrahimoviçin në fushën e lojës. “Ibrahimoviçi mund të luajë kudo dhe, këtë sezon, ne do të luajme, shpesh, me dy sulmues, sidomos, kur do të kemi tre veta në mbrojtje. Ne jemi stërvitur për këtë gjë gjatë verës dhe na ka dalë mirë. Ata mund të luajnë bashkë pa asnjë problem”, tha ai

Ibrahimoviçi që e mori veten mbas kurimit shtatëmujor, luajti 15 minutat e fundit në ndeshjen që Junajtidi e fitoi, të shtunën e kaluar, 4-1 në Premier Ligë.

Sfidanti.al