UEFA e mbylli hetimin rreth sulmeve me bazë raciste të tifozëve të Romës në ndeshjen e fundit (3-0) të Ligës së Kampioneve me Celsin. Objektiv i sulmit të tifozëve ishte futbollisti me ngjyrë, Antonio Rudiger, që verën e kaluar u bashkua me “blutë” e Londrës, duke ardhur nga Roma. Tifozët romanë e ofendonin Rudigerin sa herë që ai kapte topin në fushë.
UEFA shpalli se zotëron mjaft prova që ndaj Romës të nisë një procedurë sanksionuese disiplinore. Mediumet italianë njoftojnë se vendimi i UEFA-s do të shpallet këtë të hënë dhe se klubin roman e pret një dënim i rëndë.
Sfidanti.al