Një pyetje që s’qëndron: Mama, për cilin ekip bën tifozllëk!?

Ndeshja derbi (0-0) mes Atletikos dhe Realit të Madridit, të cilën e ndoqën qindra miliona njerëz anekënd botës, me siguri që ka bërë që një person i veçantë të përjetonte ndjenja të përziera. Fjala është për të ëmën e dy vëllezërve futbollistë Teo dhe Lukas Hernandez, Lorens. Lukasi, qendërmbrojtësi i Atletikos dhe Teo, mbrojtës i Realit, nuk kanë kërkuar nga e ëma e tyre që ajo të marrë anën e ndonjërit prej dy ekipeve, me të cilët ata luajnë. Por, sigurisht, që ajo e ka të vështirë, vetkuptohet.

Të dy këta futbollistë francezë janë rritur vetëm nga e ëma e tyre që i çoi ata në fushat e futbollit që të mësonin rregull dhe disiplinë.

“Unë nuk mund të kërkoj asgjë prej tyre. Zidane ëshë i kënaqur me Teon, ndërkohë që edhe ai është i kënaqur dhe ka mundësi që të zhvillohet më tej”, thotë e ëma, Lorens, duke shtuar se ai

akoma është fëmijë që ka nevojë për mbështetjen e saj dhe të të vëllait. “Lukasit i them shpesh që ai të tregohet i duruar, sepse do të vijë edhe momenti i tij. Unë, vazhdimisht, flas me ta dhe i këshilloi”, thotë ajo.

Sfidanti.al