Biznesmeni nga Kina, Li Jonghong, u gjend përballë një sulmi të fortë nga ana e gazetës pretigjioze amerikane, “Nju Jork Tajms”, që, mbas investigimeve të detajuara, lëshoi akuzën e fortë kundër pronarit të ri kinez të Milanit se ai ka gënjyer në rezymenë e tij se zotëron disa miniera, të cilat, në fakt, sipas gazetës së mësipërme, ai nuk i ka. Sikurse dihet, mbas bisedimeve kohëgjata, ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni ua shiti klubin milanez disa investitorëve kinezë, me në krye biznesmenin Li Jonghong që u bë, kështu, prnar i ri i këtij klubi.
Marrëveshja e shitblerjes së Milanit u nënshkrua mbasi nënshkrimi i saj u shty disa herë, duke qenë se nuk plotësoheshin mjetet financiare të nevojshme. Shumëkush pyeti se cili është ky pronar i ri kinez dhe, kështu, “Nju Jork Tajmsi” filloi investigimet përkatëse.
“Kur biznesmenti kinez, Li Jonghong, bleu Milanin, askush në Itali nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për këtë person. Praktikisht, në Itali, askush nuk kishte dëgjuar për të”, vihet në dukje në shkrimin e “Nju Jork Tajmsit që shton se edhe në Kinë atë pakkush e njeh, ndërkohë që ai nuk ka bërë pjesë në ndonjë listë të njerëzve më të pasur në Kinë. Askush nga ata që merren me biznesin e minierave, nuk ka dëgjuar për ‘perandorinë’ e tij të minierave, për të cilën ai u është mburrur autoriteteve italiane të futbollit”, vë në dukje gazeta amerikane e mësipërme, gazetarëet e së cilës shkuan në zyrat e kompanisë kineze që pretendon se zotëron Liu dhe të cilat ishin të zbrazura, ndërsa në derën kryesore të kompanisë ishte vendosur një shënim, ku shkruhej se kompania ishte shpërngulur për shkak të qirasë së papapaguar!
Sfidanti.al