“Magjistari” i Napolit, Sarri: Insinje, titullar për Italinë, por …!

Mauricio Sarri do të ishte një nga ëndrrat më të bukura të çdo tifozi të Italisë për të marrë drejtimin e kombëtares. Trajneri i Napolit flet pikërisht për ekipin përfaqësues pas fitores 2-1 ndaj Milanit në Serinë A. “Insinje duhej të ishte titullar apo jo? – tha ai, kur u pyet, – përvoja ime 3-vjeçare tek Napoli tregon se Insinje duhet të luajë, por historia e çdo trajneri është përmbledhja e përvojave të tij në karrierë. Ventura gjithmonë ka luajtur me dy sulmues, dhe kjo dihej që më parë”.

“Nuk më pëlqeu sulmi mediatik ndaj trajnerit të kombëtares, – vazhdoi Sarri, – kur humb është faj i çdo pjese përbërëse, ndërsa u sulmua vetëm ai. Edhe pse mund të ketë bërë gabime, sërish nuk ka qenë vetëm faji i tij”. Sarri hodhi poshtë mundësinë që ai të bëhej që tani trajner i Italisë. “Në këtë moment, më pëlqen shumë të drejtoj këta djem, dhe mendoj se mund të përmirësohemi edhe më shumë, ndonëse nuk e di se deri ku do të arrijmë”, – trajneri i Napolit.

Sfidanti.al