Ronaldo apo Mesi, një telefonatë përpara Topit të Artë

Ambicia nuk e lejon të jetë i qetë dhe të përmbahet. Kristiano Ronaldo nuk ka duruar dot, por i ka telefonuar Lionel Mesit, pasi ka lexuar lajme se argjentinasi do të fitojë Topin e Artë të “Frans Futbollit”. Gazeta “Don Balon” në Spanjë ka shkruar se portugezi i ka thënë Mesit se Topin e Artë do ta fitojë ai, pra CR7-ta, ndërsa nuk thuhet se cila ka qenë përgjigjja e yllit të Barcelonës.

Besohet se Ronaldo mbetet favorit për ta fituar trofeun e revistës franceze, edhe pse nuk ka shkëlqyer aq shumë, sidomos në gjysmën e dytë të vitit. Ashtu si në çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA, në favor të Kristianos mund të ndikojnë trofetë e fituar në radhët e Realit të Madridit. Një gjë mund të thuhet me siguri, që Mesi nuk do ta kishte bërë kurrë këtë që bëri CR7-ta.

Sfidanti.al