Venger nuk e përjashton: Unë, trajner i një kombëtareje? Ndoshta…

Trajneri i Arsenalit Arsen Venger nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga profesioni i trajnerit. Francezi është ende i dashuruar me punën në klub, megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë që një ditë të ulet në stolin e një përfaqësueseje.

‘Ndoshta në një të ardhme mund të marr drejtimin e një kombëtareje-tha Venger-në këtë moment jam ende i përfshirë në jetën e përditshme të klubit, sepse aty janë testet e vërteta. Por duhet të pranoj që nuk do të kem gjithnjë forcë për të përballuar këtë jetë, kështu që pankina e një përfaqësueseje mund të jetë një zgjedhje e mirë. Futbollit asnjëherë nuk i dihet’.

sfidanti.al