Për Didier Drogba ka ardhur koha që të braktisë fushën e gjelbër. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në fakt do të tërhiqet përfundimsht nga futbolli në nëntor të 2018 kur përfundon edhe sezoni në United Soccer League, Divizioni i Dytë në Kampionatin amerikan të futbollit. vetë 39 vjecari e ka zyrtarizuar largimin e tij nga futbolli nëpërmjet një interviste për RMc Sport.
‘Viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua në futbollin e luajtur-tha Drogba-është momenti për mua që të them ‘mjaft’. Tani më duhet të gjej kohë për të tjera projekte. Të luash futboll është dicka shumë e bukur, por mosha ime tashmë më ka vënë ca kufinj’
sfidanti.al