‘Botëror’ i skuadrave të eliminuara? Ideja e re vjen nga SHBA

Italia, Holanda, Kili, Gana dhe SHBA nuk janë në Botëror? Ka në mënyrë për t’i ngushëlluar, organizimi i një turneu veror me skuadrat e eliminuara nga Rusi 2018. Ideja është hedhur pikërisht nga SHBA që mesa duket ka bërë edhe ftesën për këto ekipe. Propozimi është që ky ‘botëror’ i vecantë të zhvillohet pikërisht në të njëjtën periudhë me atë të Botërorit të vërtetë, në qershor-korrik të 2018.

Herën e fundit që Holanda dhe Gana i munguan një Botërori ka qenë në vitin 2002, ndërsa Kili që nga viti 2006, ka qenë i pranishëm në këtë eveniment. SHBA nuk dështonin në tentativën e tyre pët t’u kualifikuar në një Kupë Bote që nga 1986, ndërkohë që Italia duhet të kthehet 60 vjet prapa në kohë, pikërish në vitin 1958 për të parë mungesën e saj në një Botëror.

sfidanti.al