Mbledhja e zhvilluar në Federatën Italiane të Futbollit u mbyll pas 2 orës me shkarkimin zyrtar të Xhanpiero Venturës. Trajneri Italian që refuzoi të japë dorëheqjen, tani e sheh veten t’i tregohet dera e Të Kaltërve. Nëpërmjet një komunikate për shtyp FIGC bëri të ditur largimin e Venturës dhe tani nuk pritet askush tjetër përvecse Karlo Ançelotit.
Por në mbledhjen e kësaj të mërkure nuk diskuthej vetëm pozioiconi I Venturës, por edhe ai i vetë presidentit të Federatës, Karlo Tavekio. Por ky i fundit, ndryshe nga Ventura, e siguroi qëndrimin e tij në krye të qeverisë së futbollit Italian, madje jo vetëm që nuk e dha dorëheqjen, por fitpie edhe votëbesimin e drejtuesve të Legës, arbitrave dhe futbollistëve.
Sfidanti.al