Ançeloti si “Mesia i Italisë”, mbi 100 000 tifozë kërkojnë “Karleton”

Sondazhi në “La Gazeta delo Sport” flet qartë. Përkundër emrave të tjerë shumë të mirë si Konte, Mançini apo Alegri, publiku italian ka një preferencë dhe kjo e ka emrin Karlo Ançeloti. Mbi 100 000 votues kanë qenë për “Karleton” që të emërohet trajneri i ri i Italisë, në “revolucionin” që pritet pas eleminimit nga Botërori. Ançeloti, aktualisht pa punë pas shkarkimit nga Bajerni, është dakord që ta pranojë detyrën, veçse ka një kusht të vetëm.

“Nuk dua thjesht një kontratë dy vjeçare, por të drejtën për të rinovuar automatikisht, pasi dua të punoj në një projekt më afatgjatë”, – paskan qenë fjalët e tij. Federata Italiane ndërkohë ka probleme të tjera, pasi trajneri i tanishëm i kombëtares, Ventura, nuk ka dhënë dorëheqjen dhe tani çështja i kalon avokatëve. Po ashtu, vetë presidenti i Federatës, Tavekio, rrezikon postin.

Sfidanti.al