Trajneri i përfaqësueses suedeze Jane Anderson u dha të gjithëve një leksion civilizimi pas përfundimit të ndeshjes me Italinë me nordikët që shkruan emrin mes 32 skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Rusisë.
Menjëherë pas fërshëllimës së fundit të Lahoz, futbollistët suedeze nisën festën e tyre të shfrenuar në fushë e më pas në dhomat e Zhveshjes në stadiumin San Siro duke bërë një rrëmujë të vërtetë. Pasi përfundoi gjithcka, trajnenri Anderson vendosi të marrë përsipër pastrimin dhe sistemimin e kësaj rrëmuje të bërë nga lojtarët e tij, një gjest që pak teknikë mund ta bëjnë.
sfidanti.al