Autralia e ka hero, por edhe në Kroaci “vdesin” për Jedinakun

Quhet Mile Jedinak dhe është heroi i momentit në futbollin australian. Sulmuesi shtatlartë dhe simpatik shënoi 3 gola për “kangurët” që mundën 3-1 Hondurasin në ndeshjen e kthimit të plej ofit interkontinental, dhe shkuan në Kupën e Botës. “Ndalesa e radhës, Rusia” ishte batuta në mediat anglishtfolëse, por Jedinak u mbajt për hero edhe nga mediat e një shteti të Ballkanit.

Prindërit e tij shkuan nga Kroacia në Australi për një jetë më të mirë, dhe babai Ivan ishte nga Osijeku, ndërsa mamaja Katica ishte nga Pozhega. Djali me prejardhje nga Sllavonia nuk e pati aspak të lehtë nisjen e karrierës, pasi 18-vjeçar mbërriti në Kroaci, në vendin e origjinës, ku u provua pa sukses tek Varteksi, dhe pastaj u kthyer në Australi. Që nga ajo kohë gjithçka ka ndryshuar, dhe sot 33-vjeçari është kapiten i kombëtares, si dhe luan për Aston Vilën në Angli. Jedinak nuk është i pari kapiten me origjinë kroate i australianëve, pasi përpara tij i tillë ka qenë i famshmi, Mark Viduka.

Sfidanti.al