Vitin e ardhshëm, sikurse dihet, do të zhvillohet Kupa e Botës në Rusi, ku kurrorën do ta mbrojë Gjermania. Kjo, sigurisht, që është një sfidë e madhe dhe e vështirë për të zgjedhurit e Joakim Lëvit, por legjenda e futbollit gjerman, Rudi Fëler, ka besimin se kjo mund të ndodhë, ndërkohë që ai u vuri gishtin edhe kundërkandidatëve kryesorë të “pancerave”.
“Gjermania mund ta mbrojë titullin. Po, e di, kjo do të jetë një detyrë e vështirë, sepse asnjë ekip tjetër, veç Brazilit, nuk e ka bërë këtë. Ndoshta, para Luftës atë e ka bërë Italia, por, atëkohë, në konkurrim merrnin pjesë vetëm pesë ekipe. E parë nga një këndvështrim i përgjithshëm, kjo detyrë duket e vështirë, por, ama, më 2014, në Botërorin e Brazilit, asnjë ekip evropian nuk e kishte fituar titullin e kampionit të botës në Amerikën e Jugut. Djemtë tanë, përfundimisht, janë përsëri favoritë, sigurisht edhe Spanja, , do të doja të shtoja edhe Anglinë, por edhe Belgjika ka një ekip të mire. Ndonjëherë, ka forma ditore dhe, ne sa i përket kësaj forme, jemi në rregull”, tha Fëleri që, si lojtar, ka dalë kampion bote me Gjermaninë, më 1990.
Sfidanti.al