Rrallë kush besonte nga tifozët se Zllatko Daliç ishte zgjidhja e duhur si trajner i ri i përfaqëseses së Kroacisë, ndërsa caktimi i tij nga federata kroate e futbollit ndodhi, pikërisht, në kohën, kur ish-trajneri Ante Caçiç e la atë të përfshirë në një krizë të madhe rezultatesh, për më tepër, në momentin, kur ekipi duhet të luftonte në play off për një vend në Kupën e Botës Rusi 2018.
Por, megjithatë, ish-trajneri i përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe sikur erdhi nga ky vend i largët me një shkop magjik në duar dhe, me të vërtetë, i ripërtëriu yjet e futbollit kroat, duke i sjellë kombit një pjesëmarrje të re në Kupën e Botës.
Kroacia, në ndeshjen e dytë play off me Greqinë, luajti një futboll solid, ndërkohë që taktika e Daliçit doli se ishte fantastike dhe nuk u lejoi grekëve që, as për ndonjë kohë të shkurtër, t’u afroheshin portës kroate. Sikurse ju kemi njoftuar, Kroacia u kualifikua për në Botëror, pasi në ndeshjen e parë e mundi 4-1 Greqinë, ndërsa ajo e dyta në stadiumin “Jorgos Karaiskakis” përfundoi 0-0.
Sfidanti.al