Gjuri i Ikardit gëzon tifozët e Interit dhe tremb Atalantën!

Gjuri i Mauro Ikardit është bërë si puna e batutës për Loro Boriçin kur ishte 16 vjeç dhe nuk dihej nëse do të luante dot për Vllazninë. Siç shkruan gazetari Besnik Dizdari, në Shkodër në vitet 30-të thuhej për Boriçin “e len nana, s’e len nana”, ndërsa për Ikardin shpresohet që gjuri i dëmtuar ta lejojë të luajë ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Atalantës.

“Po bëhem më mirë, – shkruajti kapiteni i Interit, – gjuri po shfryhet dhe ndaj Atalantës shpresoj të jem”. Lajm i madh për tifozët dhe i keq për skuadrën bergamaske ku portën e mbron Etrit Berisha. Ikardi bisedoi me tifozët në rrjetet sociale, në krah të së shoqes, Uandës, duke deklaruar edhe se ëndërron të arrijë sa më shpejt në kuotën e 100 golave me fanelën zikaltër. “Më mungojnë edhe 10”, – pohon ai.

Sfidanti.al