‘Kolapsi’ i Italisë, kryefjala e mediave evropiane

Eliminimi i Italisë nga Boterori do te flitet për ditë të tëra në median sportive jo vetëm në Itali e Suedi, por edhe në mbarë kontinentin evropian. Kolapsi i Të Kaltërve në kualifikuese i ka befasuar të gjithë dhe të gjitha të përditshmet i kanë kushtuar vëmendjen më të madhe. Gazzetta Dello Sport shkruan:  FUND! Italia, jashtë Botërorit pas 60 viteve, ndërsa Corriere Dello Sport shkon edhe më tej teksa kërkon largimin e të gjithëve.’Të gjithë jashtë. Italia, pas 60 viteve nuk do të shkojë në Botëror. Të Kaltrit në lotë, Buffon kërkon ndjesë. Ventura largohet por nuk duhet të jetë i vetmi-shkruhet në faqen e parë të kësaj të përditshmeje.

Ashtu sic mund të imagjinohet lehtë, në Suedi atmosfera është krejt ndryshe nga ajo në Itali. ‘Mrekulli në Milano-shkruan e përditshmja ‘Aftonbladet’-Suedia gati për kupën e botës pas përpjekjeve të mëdha ne San Siro. Në Francë, ‘L’Equipe’ i dedikon 3 artikuj eliminimit të Italisë. ‘Ciao Italia, arsyet e një apokalipsi. Ventura: U kërkoj falje të gjithë italianëve- lexohet te ‘L’Equipe’.

Te spanjollja Marca lexohet artikulli me titullin: ‘Mirupafshim Itali’. Suedia lë Të Kaltrit pa botëror për herë të parë në 60 vjet. ‘Buffoni i hidhëruar shpërthen në lotë -thekson e përditshmja gjermane Bild duke vazhduar artikullin e saj-tërmet në futboll. Italia, skuadra 4 herë kampione e botës nuk do të jetë në finalen e një Kupe Bote për herë të parë në 60 vjet. Ndërsa Daily Mail shkruan: Buffon largohet mes lotëve, ndërsa Italia hedh poshtë gjithcka: Të Kaltrit me dhimbje zemre, pasi dështojnë kualifikimin në botëror për herë të parë në 60 vjet.

sfidanti.al